Përfaqësuesja e Italisë ka arritur të shënojë fitore minimale në transfertë në sfidën e zhvilluar në stadiumin Stozice të Ljubjanës ndaj Sllovenisë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2012.
Italia e dominoi këtë ndeshje, por nuk e gjeti rrugën e golit deri në pjesën përfundimtare të takimit.
Ishte mesfushori i Interit, Thiago Motta ai që realizoi golin e parë në fanellën Azzure pas një goditjeje të ulët nga distanca.
Me këtë fitore Italia praktikisht ka siguruar kualifikimin për Euro 2012, pasi ka 13 pikë në pozitën e parë, gjashtë më shumë se përcjellësit, Sllovenia dhe Serbia. /JUVENEWS.TK/