
Ferguson gati shpenzimet
Për një Juventus që kërkon qendër sulmuesin e ardhshëm në Premier Ligë, ka disa skuadra angleze që dëshirojnë të kryejnë disa përforcime në Serinë A. Manchester Junaitid është duke përkëdhelur në mënyrë të vazhdueshme Tiago Silvën. Në planet e Aleks Ferguson, mbrojtësi i qendrës së Milanit duhet të mbulojë Rio Ferdinand, që në moshën 32-vjeçare është gjithmonë e më shumë viktimë e dëmtimeve të rënda dhe të vazhdueshme. Manchester Junaitid fillon nga një vlerësim prej 20 milionë stërlinash. Në Manchester më pas ndjekin gjithmonë me kujdes edhe Daniele De Rosin, siç kemi theksuar javë më parë. Dhe lajmi kësaj jave është që menaxherët e mesfushorit kampion bote kanë shkuar ne Manchester për të ofruar disponibilitetin e tyre për të ndryshuar qytet, duke zbuluar ndërkohë që Roma është e gatshme të pranojë një ofertë në nivelin e 25 milionë eurove. /JUVENEWS.TK/