Simboli i Juventusit gati të rinovojë: "Kam akoma shumë për të dhënë. Nuk e di çdo të bëj pasi të largohem
Topi i parë i luajtur në stadiumin e ri të Juventusit?
Do të jetë një emocion shumë i madh. Një prej pak gjërave të qarta të sezonit të ardhshëm mban emrin e Alesandro Del Piero. Më i fortë se rekordet, se dëmtimet, nga kritikat dhe mosha e tij, kapiteni bardhezi dëshiron të vazhdojë të bëjë atë gjë që arrin të kryejë më mirë: gola dhe spektakël. Rinovimi në këtë pikë mund të jetë një formalitet, fjalët e shprehura nga vetë Alesandro Del Piero janë shumë të qarta: "Dëshiroj të qëndroj këtu në Torino sa më gjatë të jetë e mundur, shpresoj të vazhdoj të luaj në këtë mënyrë.
Kapiteni i të ardhmes?
Markizio ose Xhiorxhio Kielini.
Kapitenët
Ka lojtarë që kanë bërë gjithçka dhe janë duke dhënë maksimumin për këtë fanelë, një shembull për këtë është Xhianluixhi Bufon. Në të ardhmen, për çështje moshe dhe karakteri, kapitenët e ardhshëm mund të jenë Kielini dhe Markizio. Nuk duhet të jetë vetëm një kapiten në skuadër, unë e mendoj në këtë mënyrë. Është një punë që zhvillohet në grup, në të cilën të gjithë duhet të japin një dorë më shumë ndihmë për të krijuar një gjendje të mirë në skuadër, një shtytje më shumë kur kërkohet.
Unë një flamur në këtë skuadër?
Nuk është e lehtë të kryesh një karrierë si kjo e imja ose ajo e Françesko Totit, mbi të gjitha në futbollin modern ku ndryshojnë shpejt shumë gjëra. Tek Juventusi unë kam gjetur dimensionin e duhur për të pasur mundësi të shprehem dhe jam shumë i lumtur për zgjedhjen që kam kryer për të qëndruar këtu përgjithmonë".
E ardhmja
"Shpresoj të vazhdoj të luaj në këtë mënyrë, duke kërkuar të jap gjithmonë maksimumin. Dhe të kuptoj, se kur do të jetë momenti për t'i dhënë lamtumirën, sot nuk di ta them realisht. Nuk dëshiroj të kryej programe me terma afatgjatë, mendoj për të tashmen dhe për sezonin e ardhshëm, më pas do të shikojmë se çfarë do të ndodhë. Nuk kam menduar ende për atë që do të bëj, pasi të jem larguar nga futbolli aktiv: drejtues apo një trajner. Jam akoma shumë i përqendruar tek fusha e lojës, dëshiroj të jem edhe një lojtar futbolli, është profesioni im dhe nuk është e lehtë të largohem. Rekordi im më i bukur është titulli i parë kampion, Kupa e Kampioneve, Kupa Interkontinentale, titulli kampion i fituar në 5 maj, shumë momente të paharrueshme, jashtëzakonisht shumë kujtime me këtë skuadër të madhe".
Sukseset e arritura
"Nga koha kur kam qenë fëmijë, gjithmonë kam ëndërruar të fitoj, kam kërkuar gjithmonë motivacione për ta bërë një gjë të tillë. Fati, talenti dhe shumë gjëra të tjera më kanë dhënë një dorë ndihmë për të arritur këtë objektiv që unë kam pasur gjithmonë brenda meje.
Topi i Artë?
Do të ishte diçka më shumë, por mos arritja e këtij triumfi nuk është një peng në karrierën time. Kam bërë shumë, karriera ime ka qenë e jashtëzakonshme, jam shumë i lumtur për gjithçka. Jam përpjekur gjithmonë për të arritur fitore nëpërmjet skuadrës më shumë sesa të mendoj për trofe personalë që gjithmonë në mendjen time kanë qenë në plan të dytë". Në këto vite të fundit të karrierës së tij, kapiteni bardhezi Alesandro Del Piero ka një objektiv shumë të qartë, përpara se të largohet nga futbolli aktiv kërkon të rikthejë Juventusin në nivele të larta: "Kur nuk arrihet të jepet maksimumi, ekziston një frustrim i madh dhe shumë zhgënjim nga të gjithë, për fat të keq një ndjenjë të tillë jemi duke e jetuar prej disa muajsh. Nuk kemi shkëlqim, nuk kemi arritur të shprehim potencialin tonë, më pas, vlera jonë do të shikohet në fushën e lojës në fund të sezonit. Shpresa e të gjithëve është që Juventusi të kthehet të jetë fituese sa më shpejt të jetë e mundur", ka përfunduar komentin e tij optimist, kapiteni bardhezi Aleks Del Piero. /JUVENEWS.TK/