
Marchisio duket se nuk do të largohet sepse është rritur te bardhezinjtë dhe të gjithë duan që ta mbyllë karrierën aty, mbase me shiritin e kapitenit në krah, në një të ardhme jo shumë të largët.
Lojtari më i pritshëm për t’u larguar është Felipe Melo, i cili ka shumë admirues jashtë Italisë dhe një kontratë në skadencë në 2014. Në pole-position janë Sevilla dhe Real Madrid. Mourinho vlerëson temperamentin dhe aftësitë e tij taktike, të cilat do t’i shërbenin Realit. Nëse juventinët do të hapnin negociatat, ato mund të përfshijnë edhe Chiellini dhe Benzema. Edhe mbrojtësi juventin është një nga të preferuarit e Mourinho, por Juventus do të lejonte largimin e tyre vetëm përballë një oferte të parefuzueshme sepse Chiellini konsiderohet guri më i rëndësishëm i Juventusit të ardhshëm. Mund të kishte mundësi që kjo gjë të realizohej nëse do të përfshihej në marrveshje Karim Benzema, i cili do të zgjidhte përfundimisht problemet në repartin e avancuar.
Sidoqoftë, qëllimi kryesor i Marotta dhe Paratici është që të shesin Sissoko dhe të formojnë një mesfushë me Pirlo(parametër 0) dhe Mascherano që është i paaktivizuar tek Barca. /fcJuventus-News/