31 mars 2011

Rosi mendon për skuadrën, Matri entuziast për golin

Kanë qenë protagonistë të fitores së Italisë në Ukrainë, me nga një gol për kokë, me njërin që kishte zëvendësuar tjetrin në fushën e lojës. Jemi duke folur për Xhiusepe Rosin dhe Alesandro Matrin, që respektivisht kanë hapur dhe kanë mbyllur llogaritë në Kievin e akullt të martën në mbrëmje, duke i dhënë një fitore shprese Italisë në këtë ndeshje miqësore.

Sulmuesi italo-amerikan ka shënuar një gol oportunisti, por edhe ka gabuar disa topa të tepërt: "Ka qenë një ndeshje e mirë, mbi të gjitha nga pikëpamja e rezultatit më shumë sesa nga ana personale për mua. Nuk e di nëse do të shndërrohem në një lojtar titullar, ndërkohë jam duke menduar për t'i dhënë një ndihmë skuadrës përtej minutave në të cilat unë ndodhem në fushën e lojës.

Ndeshja e së martës ka treguar shumë qartë, se të rinjtë që janë në skuadër duhet të luajnë. Me Xhiovinkon gjithmonë jam kuptuar mirë dhe jam i kënaqur. Të rinjtë që kanë zbritur në fushën e lojës kanë luajtur një ndeshje të mirë, duhet të shkojmë përpara në këtë rrugë". Përsa i përket diskutimit për kualifikimin ai shprehet: "Kundër Estonisë dhe Ishujve Faroe do të jenë dy ndeshje, ku duhet të marrim gjashtë pikë për të siguruar më pas kualifikimin për në Euro 2012".

Alesandro Matri, ka shënuar një gol të bukur, në përfundim të një aksioni të jashtëzakonshëm që është ndërtuar nga Xhiovinko: "Të martën kam ndjerë emocione unike, nuk e kisha pritur që të shënojë një gol që në debutimin tim. Duhet të falenderoj shumë Xhiovinkon për asistin e dhënë, dhe se kam kryer njëzet metra vrap për të kërkuar topin me shpresën, që do të më pasonte në fund. Jam trembur disi për dy shtyllat.

Matri-Rosi si dyshe titullare?

Nuk është aspak një problem që unë kam në këtë moment, por jam i sigurtë, që nëse do të eci mirë në kampionat do të thërritet përsëri në skuadrën kombëtare". Matri nuk është në të njëjtën linjë me Akuilanin, që ishte shprehur se ndihej më mirë në skuadrën kombëtare sesa te Juventusi: "Juventusi për mua vazhdon të jetë një ëndërr dhe jam shumë mirë kur vesh fanelën bardhezi".
/JUVENEWS.TK/