
Në veçanti, sipas asaj që shkruan gazeta britanike "Daily Mirror", Chelsi dhe Manchester Siti ëndërrojnë goditjen e madhe me kosto zero. Karlo Ançeloti në sezonin e shkuar kishte provuar ta merrte, por gjithçka përfundoi pa sukses, për të marrë Pirlon në Stemford Brixh, ai do të provojë edhe në këtë merkato verore, gjithmonë nëse do të qëndrojë, ai përsëri si menaxher i Bluve.
Por, ndërkohë duhet të fitohet konkurrenca e Roberto Mançinit, që shikon tek Andrea Pirlo lojtarin e duhur për t'i dhënë Manchester Sitit të tij atë fantazi dhe cilësi në mesfushë që mungojnë në skuadër pas dëmtimit të Adam Xhonson. Dhe më pas, nëse duhet të mbërrijë kualifikimi për në Champions Ligë sezonin e ardhshëm, mesfushori kuqezi do të ishte ideal për të ndihmuar skuadrën angleze në Europën e madhe. /JUVENEWS.TK/