28 mars 2011

Nis operacioni ‘Fantazi - Modric në majën e listës së dëshirave

Juventusi duket se ka vendosur të fillojë revolucionin e saj në merkato dhe është në ndjekje të lojtarve me fantazi të lartë. Lojtarë teknikë dhe me vizion të theksuar loje, janë pikërisht ajo c’ka i ka munguar Juventusit 2011-2012 të Gigi Del Neri.

Objektivi numër 1 në këtë drejtim duket se është Luka Modric, 25 vjecar kroat, fantazist i Tottenham. Modric nuk ka një fizik të madh por ka aftësi dhe cilësi në këmbët e tij dhe duket se drejtuesit juventinë janë të bindur se tek Juventus do të luajë mirë.

Harry Redknapp nuk ka qëllim ta lërë të lirë këtë lojtar sepse e konsideron themelor në skemat e tij, por Juventusi do të bëjë c’mos për ta sjellë atë në Torino dhe për të mbajur premtimin e bërë në janar. Premtimi ishte pikërisht, përpjekja për të sjellë në Torino jo më 15 lojtarë mesatarë, por 3-4 kampionë të mëdhenj. /fcjuventus-news/