
”Do të rikthehem të drejtoj, por jo në Itali”, deklaroi trajneri që udhëhoqi Italinë drejt titullit botëror në 2010-n, ndërsa mediat menjëherë përflasin mundësinë e uljes së tij në stolin e Tottenham apo të Chelsea, nëse Ancelotti do të zëvendësohet.
Sipas kompanive britanike të basteve, mundësia që Lippi të zëvendësojë Harry Redknapp në “White Hart Lane” në sezonin e ardhshëm vlerësohet me koefiçentin 15.
Kalimi tek Chelsea shumëzon shumën e vendosur me 20, tek një nga dy skuadrat e Manchester 26, ndërsa kuotimi për Liverpool ka zbritur në 1/29, pasi u fol për konfirmimin e Kenny Daglish gjatë ditës.
Jashtë Anglisë, destinacioni i vetëm për Lippi-n duket se mund të jetë Bayern Munchen /JUVENEWS.TK/