Bayern Munich i është bashkuar garës për transferimin e mbrojtësit të majtë të Arsenalit, Gael Clichy.
Kontrata e reprezentuesit francez me klubin londinez skadon në qershor 2012 dhe së fundmi kanë qarkulluar spekulime rreth largimit të tij në fund të sezonit.
Juventus besohet se është i interesuar për shërbimet e tij, por mediet gjermane kanë njoftuar të martën se edhe Bayern ka identifikuar Clichyn si futbollistin e nevojshëm për të mbuluar pozitën problematike në krahun e majtë të mbrojtjes. /JUVENEWS.TK/