Sot në faqet e Tuttosport vinin konfirmime të interesimit të fortë të bardhezinjëve për Gael Clichy, mbrojtës francez i Arsenal dhe i kombëtares franceze. Zërat rreth francezit qarkullojnë prej javësh tashmë.
Thuhet se kërkesa e Arsenal është 19 milion euro, që klubi bardhezi kërkon t’i ulë deri në 16 ose mund të propozojë një shkëmbim me Felipe Melo, i cili vlerësohet me këtë shifër nga Juve.
Clichy po shikon alternativat. Të shkojë tëk një klub që nuk luan në Champions apo të shkojë tek një klub ku do të kishte vendin e titullarit të sigurtë. Gael është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në krahasim dhe afrimi i tij nuk do të linte vend për pendime. /fcjuventus-news/