Të shesësh mirë për të blerë akoma më mirë. Pa hyrjen në Champions (25 mln) dhe pa të ardhurat e stadiumit të ri (40 mln në vit), Juventusi duhet të investojë para në merkato për të krijuar një skuadër konkururese në cdo front dhe Marotta duket se ka shumë ide në këtë drejtim.
Në vitirinë, gjigandë kristali si Iaquinta dhe Sissoko, 2 huazime të kthyer mbrapsht si Amauri dhe Tiago, dhe shumë elementë në fund rrugëtimi si Grygera, Grosso dhe Salihamidzic. Por për të përfituar nga disa lojtarë me cilësi, klubi duhet të shesë lojtarë të mëdhenj. Të paktën një Big mes Buffon, Chiellini dhe Felipe Melo. Pas shumë përgënjeshtrimeve, agjenti i Buffon, Martina.
Roma e re amerikane po kërkon Buffon. City duket se ka hequr dorë duke patur në skuadër portierin e kombëtares angleze. Edhe United ka blerë të riun premtues Lindegaard. Arsenal duket se po mbyll marrëveshjen për Stekelenburg. Si rrjedhojë nuk do ketë rrezik largimi të tij në Angli.
Edhe agjenti i Chiellini, Lippi Junior pohon se Chiellini mendon për Juven edhe pse ndjekja e Real dhe United e nderon atë. Real kërkon edhe Melo dhe njëri nga këta dy lojtarë do të ndihmonte që të sillej në Torino ëndërra Benzema.
Për sa i përket Neymar, Santos kërkon 35 mln euro, asgjë më pak. Bild konfirmon një interesim të Juves për 32 vjecarin e Bayern, Miroslav Klose, i ndjekur edhe nga Tottenham dhe Benfica. Lojtari është në skadence kontrate dhe Juvja do të duhej t’i paguante vetëm rrogën prej 3 mln euro.
Dhe në anën tjetër, ndërsa Lion mundohet të blindojë Bastos deri në 2013 për t’i rritur cmimin në merkato, France Football konfirmon interesimin bardhezi për Gael Clichy, i cili u ndjek nga mbikqyrësit e Marotta gjatë ndeshjes Francë-Kroaci. /fcjuvemtus-news/