30 mars 2011

Mancini në planet e Juventusit


Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, raportohet se është në listën e klubit italian në krizë, Juventusit.

The Sun shkruan se Mancini është në listën e ngushtë të dëshirave të Biankonerëve. Menaxheri i Cityt i bashkohet në listë menaxherit të Napolit, Walter Mazzari, dhe atij të Zenit St Petersburg, Luciano Spalletti.

Mancini mund të synojë të rikthehet në vendlindjen e tij për të marrë nën drejtim njërin prej klubeve më të mëdha në Serie A, nëse dështon të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve me Cityn këtë sezon.

Gjigantët italian, të cilët cilën po kalojnë kohë të vështira viteve të fundit, kanë dëshiruar edhe përzgjedhësin e Anglisë në futboll, por ky i fundit dëshiron ta mbyllë kontratën, e cila skadon pas fundit të Euro 2012.
/JUVENEWS.TK/