28 mars 2011

Spalletti mendon vetëm për Zenitin

Trajneri i Zenit St. Petersburgut, Luciano Spalleti, ka mohuar spekulimet rreth rikthimit të tij në Serie A për sezonin e ri.

Ish strategu i Romës ka insistuar se është i përqendruar në skuadrën ruse, pavarësisht spekulimeve se mund të merr drejtimin e Juventusit duke zëvendësuar të shumëkritikuarin Luigi del Neri.

“Çka të bëj me spekulimet rreth rikthimit tim në Itali?

T’i trajtoj si spekulime dhe ju mund t’i injoroni. Sa herë duhet të them dhe të përsëris se jam i përqendruar në Zenit?”, tha Spalletti për Bobsoccer.ru. /
JUVENEWS.TK/