La Gazzetta dello Sport analizon sot merkaton e klubeve të mëdha italinë, duke u ndalur natyrisht edhe tek Juventus. Sipas së përditshmes milaneze, ndërhyrjet e rëndësishme kanë të bëjnë me mesfushën, ku do të përfundohen marrveshje të rëndësishme si në hyrje ashtu edhe në dalje. E sigurtë nisja e Sissoko, dhe e mundshme ajo e Felipe Melo. Punohet me dy emra në vecanti: Pirlo dhe Mascherano. Fantazisti i Milan do të vinte me kosto 0, është në skadencë kontratë dhe nuk ka gjetur marrveshjen me klubin kuqezi.
Për sa i përket 26vjecarit argjentinas është gati sforcoja më e madhe ekonomike. Kontaktimi i parë me Barcelonën parashikohet rreth mesit të Prillit. Drejtuesit e Juventusit do të konfirmojnë Marchisio, i cili konsiderohet shumë i dobishëm dhe do të mundohen të blejnë përfundimisht Aquilani, nëse Liverpool ul kërkesat prej 16 milion euro.
Për krahune e majtë është pothuajse arritur marrveshja me Lion për Bastos, kurse për krahun e djathtë është i mundshëm një goditje e dyfishtë Beck-Santon.
Do të afrohet një tjetër sulmues dhe emrat janë Gilardino, Borriello, Berbatov, Rossi dhe Benzema, por nuk nenvlerësohen alterntivat Menez, Hazard dhe Neymar. Nga grumbullimi i Brazilit fenomeni 19 vjecar ka lëshuar mesazhe të rëndësishëme:
“Kam si objektiv Italinë, futbollin europian. Kushdo do të donte të luante atje edhe pse tani jam mirë tek Santos”.
Del Piero do të rinovojë deri në 2012. Është vetëm punë kohe. Firma do të vijë me siguri pas ndeshjes Juve-Genoa të datës 10 Prill.
Gjithmonë sipas Gazzetta dello Sport, Juve do të bëjë cmos për të mbajtur Gigi Buffon: Do t’i ofrohet një kontratë deri në 2016, kud do t’i ulet një pjesë e 13 milion euro-ve që do të merrte deri në 2013. /fcjuventus-news/