Legjendës së futbollit, Zinedine Zidanes, po i vjen shumë keq ish-klubi i tij Juventus, pas rezultateve zhgënjyese nga Zonja e Vjetër sezoneve të fundit.
“Më dhemb kur e shoh Juventusin në këtë pozitë, sepse ky klub gjithmonë duhet të fitojë. Gjërat kanë ndryshuar. Merr kohë. Por, emri i Agnellit është garanci dhe shpresoj se Agnelli do të bëjë punë të mirë. A e keni parë golin e Del Pieros fundjavën e kaluar? Më befason që ai mund të luajë në këtë nivel”.
“Unë drejtor i Juventusit? Kurrë mos thuaj kurrë. Kjo për shkak se nëse je Bianconer, atëherë je Bianconer përgjithmonë”, tha ‘Zizou’. /JUVENEWS.TK/