Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, kërkon një përfundim të fuqishëm të sezonit nga bashkëlojtarët e tij.
Biankonerët janë në pozitën e shtatë të Serie A dhe rrezikojnë të humbin shansin edhe për Europa League sezonin e ardhshëm, edhe pse fitorja 2-1 ndaj Brescias i dha fund serisë prej vetëm një pike nga katër ndeshje.
“Ka vështirësi, por ne nuk mund të fshihemi. Lojtarët kanë talent dhe ne duhet t’i japim fund sezonit me krenari. Nëse sikush nga lojtarët e Juventusit ia doli mirë me Italinë kundër Sllovenisë këtë javë, atëherë kjo është për shkak të situatës psikologjike në klub”.
“Unë jam kritikuar për shkak të pasigurive kundër Brescias, pastaj u lavdërova për mbrojtjet ndaj Sllovenisë. Mbase dikush duhet të pyetet pse është kjo”, ka thënë Buffon. /JUVENEWS.TK/