30 mars 2011

Quagliarella: “Shumë pranë rikthimit”

Fabio Quagliarella po thyen etapat e paracaktuara të shërimit. Kjo mësohet nga Tuttosport që bën të ditur situatën në përmirësim konstant të sulmuesit 28 vjecar që është i huazuar nga Napoli.

Para dëmtimit po zhvillonte një kampionat fantastik me 9 gola në 16 ndeshje. Mësohet se javën që vjen Fabio do të shkojë në Villa Stuart tek Prof. Pier Paolo Mariani, kirurgu i cili e operoi për të bërë verifikimet e gjendjes së tij. Është konsultimi i 3 pas operimit dhe do të jetë i domosdoshëm për të kuptuar gjendjen e gjurit pas fizioterapisë intensive të javëve të fundit.

Në rast se cdo gjë do të jetë në rregull, sulmuesi napoletani do të ndodhej në fazën e fundit të shërimit të tij. Më pas do të shkonte në Vinovo për të filluar përgatitjen atletike. Një rrugëtim i gjatë që do të përbëhej nga seanca të diferencuara, që nga fundi i Prillit ose fillimi i Majit, do t’i kthente në dispozicion Gigi Del Neri-t sulmuesin e tij. Në atë fazë, sic pohoi edhe Mariani, aktivizimi i tij do të ishte në dorë të trajnerit dhe zgjedhjeve të tij taktike.


Vetë Quagliarella duket optimist teksa shprehet për gjendjen e tij:

“Nuk mendoj se sezoni im është mbyllur. Synoj të kthehem për 3-4 ndeshjet e fundit”. Nëse cdo gjë shkon sipas parashikimeve, Quaglia mund të jetë i grumbulluar për ndeshjen ndaj Lazio. /fcjuventus-news/