Mbrojtësi italian Giorgio Chiellini është i etur të luajë në ndeshjen e sotme kualifikuese kundër Sllovenisë dhe e ka bërë të qartë se dëshiron të nxjerrë tre pikë të plota.
“Kam besim në këtë grup, pavarësisht gjithë atij skepticizmit që është duke rrethuar ekipin kombëtar për momentin. Ne të gjithë e dimë se Sllovenia është një ekip i mirë, por jemi të vendosur të nxjerrim tre pikë të plota gjatë të premtes”, ka thënë Chiellini.
Pas takimit të sotëm në Lubjanë, të vlefshëm për kualifikimet për Euro 2012, Azzurët të martën do të udhëtojnë në Ukrainë për një ndeshje miqësore. /JUVENEWS.TK/