30 mars 2011

Juve dhe Roma pas Raul


Dy gjigantët italianë, Juventus dhe Roma, raportohet se janë duke e përcjellë situatën e Raul te Schalke.
Legjenda e Real Madridit ka shijuar një sukses personal në sezonin e tij të parë në Gjermani, por ka mbetur i zhgënjyer nga sezoni jo aq i lakmueshëm i ekipit në Bundesliga dhe nga largimi i Felix Magath drejt Wolfsburgut.
Juventusi është i vetëdijshëm për shqetësimet e Raul dhe dëshiron të sjellë 34-vjeçarin në Itali për të mbyllur karrierën e tij.
Por Biankonerët do të kenë konkurrencën e pronarit të ri të Romës, Thomas Di Benedetto, i cili do të dëshironte që Raul të ishte partner i ikonës së Giallorossëve, Francesco Tottit, në repartin sulmues sezonin e ardhshëm. /Juventus-Fans/