Mesfushori “axurr” shpalos objektivat me kombëtaren: Në fillim e ka radhën Europiani
Alberto Akuilani nuk do të ndalet. Mesfushori i kombëtares i gëzohet gjetjes së vazhdimësisë dhe fanellës së kaltër. “Dëmtimet kanë vështirësuar karrierën time? Po, por kam vështruar gjithnjë përpara. Duam të fitojmë Europianin, sepse është ky objektivi ynë.
Edhe pse ëndërroj Brazilin, sepse nuk kam luajtur asnjëherë në një Botëror. Unë në mesfushë me Pirlon dhe De Rosin? Më duket mirë, por duhet të shohim nëse mendon kështu edhe trajneri. Përmirësimi im? Ka shumë ndryshime nga e kaluara.
Largimi nga Roma, rikuperimi nga dëmtimet, të qënit baba, janë eksperienca që më kanë rritur shumë,” ka deklaruar Akuilani, përpara se të ndalet tek çështja e së ardhmes së tij me bardhezinjtë. “Nuk e di akoma se çdo të ndodhë në maj. Blerja përfundimtare e Juves nuk ka qenë kurrë një fiksim.
Le të përfundoj kampionatin dhe më pas shohim. Nuk varet nga unë, do të vlerësoj atë që do të më propozohet. Nuk kam patur kontakte as me Liverpulin, as me drejtuesit e Juventusit, në lidhje me projektet e së ardhshmes. Nëse do të më duhet të kthehem në Angli nuk do ta kisha problem, sepse kampionati anglez është më i mirë në botë.
” Në fund të dy javëve ëndërr për të, do të vijë superndeshja në “Olimpiko” kundër ish-Romës së tij. Akuilani nuk e fsheh origjinën e tij dhe flet edhe për të ardhmen e verdhekuqve. “Jam kurioz për të ditur më shumë për pronarët e rinj të Romës.
E imagjinoj që do ta revolucionarizojnë paksa ekipin, do të bëjnë blerje të reja. Unë të blihem nga Roma? Nuk e di nëse është fjala e duhur. Për mua do të ishte një zgjedhje e rëndësishme në jetë. Nëse shënoj në “Olimpiko” nuk do të festoj.” /JUVENEWS.TK/