Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, deklaroi sot se të gjitha zërat për një tërheqje të tij nga futbolli në fundin e sezonit janë të pavërteta, ndërsa theksoi se vazhdon të mendojë se i mbetet ende disa kohë në nivelet më të larta.
”E ardhmja?
Shpresoj vetëm të vazhdoj të luaj dhe të jem në formë si tani. Nuk e di ende se në cilin moment do të ndiej se duhet të ndaloj, por mund t’iu siguroj se tani jemi ende shumë larg atij çasti”, deklaroi Del Piero.
Duke u ndalur tek sezoni aktual i bardhezinjve, kapiteni shtoi: “Dëmtimet na kanë “prerë gjunjët”. Ai i Quagliarella-s ishte me të vërtetë i rëndësishëm”.
Ndeshja e ardhshme do të jetë ajo me Romën dhe Del Piero ka një mesazh shumë të qartë për të transmetuar. “Roma-Juventus ka qenë gjithmonë një ndeshje speciale. Këtë vit, duke parë edhe gjendjen që po përjeton të dy ekipet, do të jetë edhe më e veçantë.
Duhet të kemi ambicjen dhe personalitetin e duhur për të mbërritur në këtë takim me gjendjen dhe predispozitën e duhur. Është e rëndësishme që të luftojmë deri në fund për të dalë fitues nga kjo sfidë”. /JUVENEWS.TK/