Portieri austriak Alexander Manninger raportohet se do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit.
33-vjeçari do të jetë pa kontratë në fund të sezonit dhe është vetëm zgjidhja e tretë për Biankonerët pas Gianluigi Buffon dhe Marco Storari. Klubi italian nuk mendon ta vazhdojë marrëveshjen me ish-portierin e Arsenalit dhe ai është duke menduar të ardhmen me Fulhamin dhe Schalken.
Schalke e sheh Manninger si zëvendësim për Manuel Neuer, derisa Fulhami e dëshiron atë si mbulesë për Mark Schwarzer. /JUVENEWS.TK/