
Menjëherë më pas është Juventusi, që nuk ka kryer ndonjë hap zyrtar me klubin, por ka filluar një diskutim me menaxherët e lojtarit, që kanë dhënë ok e tyre për transferimin e sulmuesit në Torino: çmimi në këtë pikë mendohet se do të jetë ai i ofruar edhe nga Bajern Mynihu.
Duke qëndruar në Manchester, në drejtimin e Sitit, nga Argjentina kanë bërë me dije që bardhezinjtë janë në gjurmët e Karlos Tevez. Por, në këtë rast sforcoja do të ishte edhe më e madhe, si për kartonin e lojtarit, të paktën 40 milionë euro, ashtu edhe për pagesën, duke parë që Karlitos përfiton pothuajse 15 milionë euro në vit. Më e lehtë, ndërkohë është për Elmander, qëndërsulmuesin suedez të Boltonit, 11 gola në këtë sezon, që nuk ka rinovuar kontratën me Uonderers dhe në korrik do të largohet me parametër zero. /JUVENEWS.TK/