
Heroi i mbrëmjes quhet Tiago Mota. Shumë mesazhe në celularin e tij për t'i uruar golin dhe për t'i bërë komplimenta: miqtë, familja dhe trajneri Leonardo, trajneri i tij tek Interi: "Më mirë se kaq ishte e vështirë, kjo është ndeshja ime e dytë me këtë skuadër…", ka sulmuar mesfushori i kaltër. "Kemi fituar dhe unë kam shënuar, jam shumë i lumtur për këtë sukses. Por duhet të falenderoj mbi të gjitha shokët e skuadrës dhe trajnerin, që më kanë dhënë besim dhe më kanë pritur shumë mirë". Ka nga ata që thonë, që përfshirja e brazilianit të natyralizuar si italian ka sjellë personalitet më të madh në skuadër. "Nuk besoj se, Italia ka nevojë për mua për të fituar personalitet, është një skuadër kombëtare e fortë dhe unë mund të jap kontributin tim për ta ndihmuar më shumë, ka sqaruar Tiago Mota, duke vazhduar komentin e tij entuziast. Nëse Marçelo Lipi do të më kishte thërritur më parë? Nuk ka ndodhur dhe nuk mendoj se është e rëndësishme, them që sot jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre kombëtare dhe duhet të mendoj për të tashmen dhe për të ardhmen, jo për të shkuarën". Të kaltërit kanë bindur plotësisht Tiago Motën me paraqitjen e zhvilluar në Lubjanë. "Mendoj që, loja jonë ka qenë shumë e mirë, në mesfushë trajneri përpara ndeshjes na kishte kërkuar një impostim të mirë të lojës dhe të kërkonim mbi të gjitha Kasanon që luante ndërmjet mesfushës dhe sulmit, sepse ai është një lojtar inteligjent në gjendje për të dhuruar asiste të rëndësishme në çdo moment të ndeshjes", ka zbuluar italo-braziliani. "Kemi luajtur mirë. Kritikat? Duhet të ecim përpara në rrugën tonë, sipas meje kemi një grup të madh dhe një skuadër shumë të fortë. Sigurisht që mund të bëjmë akoma më shumë, por deri më tani jemi duke ecur shumë mirë. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë".
Edhe Xhiorxhio Kielini është i mbushur me gëzim pas fitores të arritur të premten në Slloveni. "Jemi shumë të lumtur, është një etapë e rëndësishme si për kualifikimin tonë ashtu edhe për rritjen tonë të mëtejshme, ka nënvizuar mbrojtësi i Juventusit. Sipas mendimit tim, ndeshja me Gjermaninë, pavarësisht se ka qenë një ndeshje miqësore, na ka dhënë shumë. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë, është një rezultat shumë i rëndësishëm dhe është e pamohueshme që tani kemi kryer një hap të rëndësishëm përpara drejt kualifikimit. Jemi duke treguar se, jemi një grup i bukur". Tema e një Italie për Seri B, siç ishte përkufizuar përpara ndeshjes me Slloveninë, është tema më e nxehtë edhe një ditë pas fitores së arritur. "Edhe kritikat të stimulojnë më shumë, kjo gjë që kemi ndjerë këto ditë, duhet të jem i sinqertë, na ka dhënë një stimul më shumë për të treguar që nuk jemi keq siç mendojnë shumë njerëz", ka zbuluar Xhiorxhio Kielini. Dyshja e qëndrës së mbrojtjes me Leonardo Bonucin ka reaguar shumë mirë. "Jemi të qartë, që nuk jemi duke kaluar një moment të madh te Juventusi, ndeshjet e fundit sigurisht që nuk kanë qenë të bukura. Kam folur këto ditë me Leonardon dhe Xhianluixhin (Bufon), kjo ishte një mundësi e madhe për të rimarrë përsëri disi entuziazëm dhe besim për vazhdimësinë e sezonit tonë, tregon Kielini në rrëfimin e tij. Dëshironim t'i tregonim vetes tonë që nuk jemi shumë keq siç jemi parë në ndeshjet e fundit". Tre pikë fondamentale edhe për karakterin. "Psikologjikisht kjo fitore është shumë e rëndësishme, ishte një etapë e rëndësishme", ka përfunduar Kielini. "Nuk kemi pësuar gol dhe kemi rrezikuar shumë pak, gjithçka siç na ishte kërkuar dhe ky është një rezultat i merituar që na jep një shtytje më shumë në rrugën drejt kualifikimit për në Euro 2012, mund ta humbasim vetëm ne, por mendoj se është e vështirë të ndodhë". /JUVENEWS.TK/