Mbrojtësi: Edhe pse s’kemi emra që bëjnë tifozët të çmenden, kemi dëshirë për të bërë më të mirën
Nëse Italia arriti të rrëmbejë tri pikë jashtë shtëpisë në Slloveni, merita është edhe e mbrojtjes së hedhur në fushë nga Prandeli, që ishte e pathyeshme nga ofensivat kundërshtare. Mbrojtësi axurr, Xhorxhio Kielini, e ka analizuar ndeshjen e Lubianës në këtë mënyrë: “1-0 është rezultat shumë i rëndësishëm, ka thënë lojtari i Juventusit. Kemi bërë një hap të madh përpara drejt kualifikimit dhe kemi demonstruar se kemi një grup të madh”. Prandaj Kielini ka shpjeguar se kritikat, që kanë ardhur gjatë ditëve të fundit kanë qenë për të gjithë futbollistët e Italisë një motivim më shumë për të bërë më të mirën. “Gjërat që kemi dëgjuar gjatë këtyre ditëve na kanë stimuluar shumë, ka pranuar ai, dhe na kanë shtuar disi dëshirën për të demonstruar se nuk jemi ashtu siç mendojnë shumë persona”. Çifti i Juventusit Bonuçi-Kielini, në veçanti, ka bindur siç nuk e ka bërë shpesh te bardhezinjtë. Jemi të vetëdijshëm që nuk po jetojmë një moment të mirë te Juventusi, ka deklaruar mbrojtësi toskan, madje, nuk kanë qenë shumë të bukura ndeshjet e fundit. Këto ditë unë, Leonardo dhe Xhixhi kemi folur shumë: ishte një rast i madh për ne të merrnim entuziazëm dhe besim, në mënyrë që të mund t’u demonstronim të tjerëve se jemi ata të ndeshjeve të tjera”. Megjithëse momenti i futbollit italian nuk është i lumtur, duket se Prandeli po mundet të formojë një grup të mirë për Kombëtaren. “Periudha e futbollit italian? Sigurisht, nuk është e shëndetshme, mbi të gjitha në arenën ndërkombëtare, shtoi Kielini. Por ne tani duam të lëmë shenjë në Euro 2012, edhe pse nuk kemi emra që bëjnë mrekulli apo çmendin tifozët”. /JUVENEWS.TK/