E ardhmja e Montolivo vendoset së shpejti
Sipas Corriere dello Sport, e ardhmja e Riccardo Montolivo do të vendoset së shpejti. Mesfushori viola do të takojë në ditët në vazhdim presidentin e Fiorentinës Della Valle, për të diskuatuar rreth kontratës së tij.
Montolivos do ti ofrohet një kontratë 5 vjecare prej 2.5 milion euro në sezon, por nuk dihet nëse Riccardo do të pranojë. Për të janë interesuar shumë skuadra, ndër të cilat Juve, Bayern dhe Inter. Sidoqoftë duket se drejtuesit e Fiorentinas kërkojnë një shifër afër 20 milion euro për ta lënë të lirë para skadencës së kontratës. /fcjuventus-news/