Felipe Melo ka dëshirë të qëndrojë te Juventusi, por nuk e përjashton një transferim të mundshëm dhe i ka dhënë një mesazh të qartë bardhezinjve: “Nuk ndihem nën vëzhgim. Nëse duan mund të më shesin”. Më pas ka dashur t’i kundërpërgjigjet kritikave:
“Më vjen mirë që ka skuadra të mëdha që janë interesuar për mua. Do të thotë se nuk jam një “bidon”. Por unë te një skuadër e madhe jam dhe dua të qëndroj”, ka thënë Melo. Ndërkohë, ka ardhur një tjetër lajm i keq për Juventusin. Një tjetër lojtar bardhezi është dëmtuar: Martinez është ndalur për të disatën herë.
Gjatë stërvitjes ka dalë nga fusha për shkak të një shqetësimi në kofshën e majtë. Eshtë një sezon i mallkuar, i pari me Juven, për ish-sulmuesin e Katanias. Prej disa javësh Del Neri e kishte rikthyer në formacion dhe ai dukej se kishte rekuperuar formën, por tani ka ardhur ndalesa e radhës. /JUVENEWS.TK/