Sipas lajmeve të fundit, Neymar në fund të sezonit do të jetë duke bartur një fanellë të një klubi anglez, pasi ai e dëshiron shumë Premier League.
Neymar është duke u kërkuar pothuajse nga të gjithë top-klubet evropiane ndërsa tani raportet e fundit tregojnë se një klub anglez do ta ketë ‘fatin’ të ketë në rradhët e veta këtë super-lojtar i cili cilësohet si e ardhmja e futbollit modern.
Neymar për një kohë të gjatë është lidhur me një kalim te Chelsea ndërsa më vonë interesim për të ka shprehur edhe Manchester City, dhe ky fakt tregon se gjatë afatit kalimtar veror do të shohim dy klube më të pasura angleze që do të luftojnë për një lojtar.
Rreth këtij transferimi një gjë dihet, klubi që dëshiron të nënshkruaj me Neymar duhet të paguaj hiq më pak se 40 milion funte, pasi kështu thotë klauzola e Neymar. /JUVENEWS.TK/