24 mars 2011

Farfan dëshiron një klub italian

Agjenti i Superyllit të Schalkes, Jefferson Farfan për të cilin së fundmi interes ka shprehur kampioni italian, Inter ka thënë se klienti i tij dëshiron të luaj në një klub italian.

Farfan e ka mahnitur tërë Evropën me formën e tij të mirë me Schalken në këtë sezon, ndërsa është pikërisht agjenti i tij i cili pohon se Farfan dëshiron të luaj në një klub italian.

“Farfan është duke luajtur në një nivel të lartë dhe për këtë arsye ai kërkohet nga shumë klube Evropiane. Ne do të shohim se çdo të ndodhë në fund të sezonit por unë nuk mund ta mohoj se Farfan dëshiron të luaj në një klub italian”, tha Agjenti i lojtarit.
/JUVENEWS.TK/