Merkatoja bardhezi ka hapur dyert edhe pse Jean-Claude Blanc mundohet ta mohojë duke thënë:
Ti japim kohë kohës, lojmet do të vijnë kur gjërat të kenë përfunduar. Pas pak do të përballemi me këtë temë”
Në një të ardhme jo shumë të largët, merkato do të financohet edhe nga stadiumi i ri:
“Impianti do të japë të ardhura shtesë që do të na shërbejnë për ta shndërruar Juventusin në një skuadër konkuruese, gjë që është zemra e projektit tonë”.
Tani puna është të binden tifozat që të mbushin shkallët e shtëpisë së re juventine. Juve mundohet të paraprijë, për të mos u ndeshur në ankande të rrezikshme. Për të bindur Santos që të shesë talentin e saj të ri duhen 35 milion euro. Nëse 19 vjecari do të dhurojë përsëri spektakël, duke treguar teknikën dhe personalitetin e lartë, cmimi mund të rritet.
Pas Piazon, Juventusi rrezikon t’i shuhet një tjetër ëndërr. Tifozët ndahen: ka që duan me cdo kusht Neymar dhe disa që mjaftohen me Giovinco.
Tani për tani mendohet për pasardhësin e Buffon. Në ditët në vazhdim Marotta do të kontaktojë agjentin e Marchetti. Mbetet e gjallë pista Storari, i cili ka bindur gjithnjë. Bëhet gjithnjë e më e vështirë për Stekelenburg i cili duket pranë Arsenalit. Nga ana tjetër Manninger është shumë pranë Fulham. /fcjuventus-news/