Agjenti i Fifa dhe njëkohësisht specialisti i calciomercato-s amerikanojugore, Sabatino Durante lëshoi disa deklarata reth Juventusit dhe Neymar për Calciomercato.it:
“Është një sulmues krahu me kualitet të jashtëzakonshëm teknik, mbase edhe më të mëdha se Robinho, por me të njejtat probleme fizike qe kishte edhe Robinho në fillim të karrierës. Problemi i tij është se nuk është shumë deciziv kundër ekipeve të mëdha, sic ndodh shpesh në kampionatin brazzilian, ose ndaj kombëtareve të mëdha kur luan me Brazilin.
Në këto lloj ndeshjesh bie shpesh përtokë. Kushton 40-45 milion euro dhe përfiton 4 milion euro në kampionatin brazilian. Juventusi e kishte Neymar-in e saj. Quhej Giovinco. Jam i bindur se nëse Giovinco do të luante për Santos do të ishte utopia e Neymar.
Rreth kontakteve mes Juves dhe Santosit:
“ Nuk jam në dijeni të një gjëje të tillë, por me siguri bardhezinjtë janë mes favoritëve për të siguruar shërbimet e tij. Interesimi është i dukshëm. Gazetarët shkruajnë per këtë gjë dhe specialistët e merkatos nuk po kundërshtojnë gjë” – përfundoi Durante. /fcjuventus-news/