26 mars 2011

Tiago lë Atl.Madrid. Në Qershor kthehet tek Juve


I blerë në 2007 për t’i dhënë forcë dhe klas mesfushës bardhezi, Tiago Cardoso Mendes(30) ka zhgënjyer plotësisht pritshmërinë e bardhezinjëve duke përfunduar tek Atletico Madrid pas 3 vitesh me fanellën e Juventusit. Aty ka gjetur një ambient që favorizonte karakteristikat e tij të lojës.

Por sipas të përditshmes Marca, pas këtij sezoni, “los Colchoneros” nuk kanë ndërmend që të blejnë përfundimisht mesfushorin portugez dhe do ta kthejnë atë mbrapsht në Torino. Arsyet e kësaj ndarjeje janë të qarta:

Rendimenti i ulët i tij këtë sezon dhe paga e lartë, e cila i kalon 2 milion euro në sezon( i treti pas atij të Aguero dhe Forlan). Lojtari duke patur akoma një vit kontratë me Juventusin, do të rikthehet në Torino sepse Marotta duket se e konsideron atë një element të rëndësishëm. /fcjuventus-news/