30 mars 2011

Blanc:”Pas 3 vjetësh Juve do të jetë më e fortë se Milan dhe Inter”

Ndërtimi i stadiumit të ri dëshmon më shumë se një shpresë për Juventusin që do të vijë. Përfitimet do të rriten ndjeshëm me strategjitë e reja të marketingut që shoqëria po ndërmerr. Shuma mendohet të jetë rreth 40 milion euro shtesë në vit, të cilat do të vijnë vetëm nga stadiumi i ri, pa harruar investimet e Exor.

Në këtë drejtim, Juventusi do të jetë nga të paktat klube që nuk do të ndjejë pasojat e politikës së re të ndërmarrë nga Platini, e cila detyron ekipet që të mbahen me forcat e tyre, pa ndërhyrjet e pronarëve.

Blanc u shpreh shumë i bindur rreth kësaj teksa u shpreh për gazetarët nga zyrat e Federcalcio:
“ Parashikohet nja kalim në përfitimet e stadiumit, nga 15 mln aktualisht, në 40 mln vitin që vjen. Pas 3 vjetësh distanca që na ndan nga Milan dhe Inter, jo vetëm që do të mbulohet, por do të jemi superiorë. Kjo do të na mundësojë që të jemi më konkurues në merkato, pikërisht në momentin kur Fair Play financiar i FIFA do të shtrëngojë ekipet që të investojnë vetëm shumat që përfitojnë. Inaugurimi do të jetë në 21 Gusht për ndeshjen e parë të kampionatit” /fcjuventus-news/