Në ditët e fundit, Tuttosport dhe Il Corriere dello Sport flasin për arrdhjen e Antonio Conte nën drejtimin e Juventusit, shumë i pëlqyer nga tifozët juventinë.
Ish-kapiteni i Juventusit, tashmë është në drejtimin e Siena dhe sipas këtyre gazetave, po bëhet cdo ditë e më shumë trajneri i preferuar në listën e Juventusit. Këto zëra merkatoje nuk mund të linin indiferentë tifozët bardhezinj që në një sondazh në forumin e Vecchia Signora.com. po diskutonin rreth kësaj teme.
Momentalisht Antonio Conte është preferenca numër një e bardhezinjëve. Ai vlerësohet për karakterin e fortë dhe për njohjen e amjentit barhezi prej vitesh. Në vend të dytë renditet Luciano Spaletti.
Një pjesë e të anketuarve e konsideronin Conte-n si një Ferrara të dytë. /fcjuventus-news/