Flitet shumë për pasardhësin e Del Nerit në pankinën e Juventusit, por jo të gjithë janë të bindur se ndryshimi i trajnerit do të ishte zgjidhja më e mirë.
Në mbrojtje të trajnerit aktual ka dalë edhe Andrea Barzalji: “Raporti me trajnerin është i sinqertë, ai është gjithmonë i karikuar, qoftë gjatë stërvitjeve, ashtu dhe gjatë ndeshjeve.
Çfarë ndodhi pas takimit me Interin?
Nëse do ta dija, do të ndihmoja për zgjidhjen më herët,” ka përfunduar mbrojtësi. Juve ka rigjetur fitoren me Breshian, por lëndimet e periudhës së keqe të kaluar janë ende të gjalla: “Kundër Leçes ishim të hutuar, më pas edhe mungesa e fatit dhe disa dëmtime të tjera na kanë penalizuar.
Nuk ka qenë një periudhë e mirë, por të dielën u rikthyem tek suksesi dhe tashmë duhet të mendojmë pozitivisht. Tifozët duhet ta dinë se do ta rimarrim veten.” /JUVENEWS.TK/