Bëjnë të qeshin pamjet e gazetës La Repubblica, që tregojnë Antonio Cassano(28) dhe Leonardo Bonucci(24), në sjellje agresive mes tyre, nën sytë e tmerruar të Thiago Motta(29). Mbrojtësi përpiqet të godasë me grusht Cassano-n kurse barezi i vendos duart në fyt.
Të dy vazhduan për disa sekonda, derisa më në fund u treguan shokëve se po bënin shaka. Dy lojtarët kishin rënë dakort që t’u bënin një shaka grupit. Shenjë kjo se kura e Prandelli-t po jep frytet e saj, ku grupi është shumë kopakt në brendësi. /fcjuventus-news/