22 mars 2011

Buffon: Del Neri nuk është fajtor për dështimet e Juves

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, i ka dalë në mbrojtje trajnerit Luigi Del Neri duke thënë se ai nuk është fajtor për dështimet e bardhezinjve këtë sezon.

Në fillim të Kampionatit italian, Zonja e Vjetër dukej si një pretendente për titull, mirëpo nga janari gjërat shkuan keq për Bianconerët, të cilët kanë gjasa minimale për t’u kualifikuar edhe në Ligën e Kampionëve.

“E kemi humbur vendin e dytë sepse na mungon morali, fuqia dhe karakteri për të tejkaluar momentet e vështira. Del Neri është njeriu i fundit që duhet fajësuar, sepse ai është një punëtor jashtëzakonisht i madh”, ka thënë Buffon në një konferencë për media, para ndeshjes kualifikuese të Italisë ndaj Sllovenisë.

Juventusi gjendet 11 pikë prapa Udineses në garën për një vend që çon në Ligën e Kampionëve, ndërsa kanë mbetur edhe tetë javë (24 pikë) për t’u zhvilluar.
/JUVENEWS.TK/