Sulmuesi brazilian, Neymar, ka deklaruar se racizmi i reflektuar ndaj tij nga tifozët e Skocisë në sfidën miqësore të së dielës e dëshpëroi atë tej mase.
“Unë ndihem mirë që shënova dy herë, por çfarë ndodhi me bananën (e cila u hodh në fushë) ishte vërtet zhgënjyese”.
“Unë nuk dua të bëj të madhe. Unë isha duke vrapuar nëpër vijën fundore në pjesën e dytë dhe e pashë atë, por nuk e kam vërejtur se nga erdhi”.
“Ata vërshëllenin shumë. I gjithë stadiumi vërshëllente. Kjo atmosferë e racizmit është totalisht zhgënjyese. Ne lëmë vendin tonë për të luajtur këtu dhe shikoni se çfarë ndodhë. Është pikëlluese. Unë nuk do të flisja fare për këtë, për ta mbajtur këtë temë jashtë eskalimit”, ka thënë Neymar. /JUVENEWS.TK/