Një mbrëmje magjike për Alessandro Matri, i cili shënoi golin e tij me kombëtaren në fitoren 2-0 ndaj Ukrainës, duke përfituar nga një assist i atij që vitin tjetër mund të jetë shoku i tij i skuadrës, Giovinco.
Matri shprehet për mikrofonat e Rai Sport
Gol që në debutim...
“Po është një emocion i vecantë, sepse gjithsesi nuk e prisja që të shënoja në debutimin tim me fanellën e kombëtares. Pastaj fituam, gjë që është akoma më e rëndësishme”
Si arriti Giovinco të të japi atë assist fantastik? E falenderove më pas?
“Po, sigurisht. Bëra 20 metra duke i kërkuar topin. Pashtë që ndaloi aksionin duke stopuar topin dhe thashë që të vazhdoj të ndjek aksionin. Nga aty fillova t’i kërkoj topin dhe ai më pa sic bën zakonisht. Ëshët shumë i zoti për të dhënë topa të tillë. U friksova kur topi preku 2 shtylla por më në fund hyri në rrjetë”
Si të duket dyshja e sulmit Matri-Giuseppe Rossi?
“Për sa më pëket, jam në ndeshjen e parë dhe nuk kam mendime të tilla. Unë jam në dispozicion, dua të bëj ndeshje të mira në kampionat për t’u grumbulluar edhe herën tjetër në kombëtare. Unë jam në dispozicion të Prandelli-t dhe jam i kënaqur edhe nëse luaj vetëm 10 minuta”
Edhe ti, si Aquilani, ndihesh më mirë në kombëtare sesa tek Juventusi? Mbase këtu mendjen e keni më të lirshme...
“Jo, unë ndihem shumë mirë tek Juventus, sepse për mua të jesh tek Juventus është një ëndërr. Të arrish një skuadër të tillë është objektivi i cdo të riu që luan futboll. Kështu që, unë ndihem shumë mirë si tek Juvja ashtu edhe tek kombëtarja”
Sot të pamë shumë të shpenguar, të kthjellët në veprime...
“Le të themi që kisha 30 minuta për të luajtur mundësitë e mia dhe dhashë gjithcka”
Mos ka vallë më pak presion në kombëtare?
“Mbase, unë sinqerisht e ndjeja pak këtë ndeshje, edhe pse ishte një miqësore. Kështu që për mua kishte presion. Është më se normale, momenti që po përjetojmë tek Juventus nuk është pozitiv, por unë ndihem i lumtur aty ku luaj”
Cfarë mendon për largimin me të kuqe të Astori?
“Kam folur me Davide dhe tha se nuk dëgjoi bilbilin e arbitrit dhe kështu që largoi topin. Më duket pak i tepruar vendimi i arbitrit, duke patur parasysh se mbetej një miqësore” /fcjuventus-news/