Legjendari Zico, teksa i kërkohej një mendim për lojtarin të cilin meritonte numrin 10 tek kombëtarja braziliane, u përgjigj se ai ishte padiskutim Neymar, asi i Santos:
“Ai di të krijojë golin, ka potencialitet të jashtëzakonshëm, është numri i ardhshëm 10 i Selecao-s. Një kampion i vërtetë, si pak të tjerë në qarkullim. Zgjedhja do t’i takojë Menezes, por duhet të jetë i zoti për të mos gabuar”
Neymar është prej kohësh në gjurmët e Juventusit, e cila ka në plan të bëj sakrifica të mëdha për ta sjellur në Torino, duke patur parasysh marrveshjet e shumta të djegura kohët e fundit. Juventus është e gatshme të ofrojë deri në 35 milion euro për të. Edhe Neymar duket se ka Italinë si destinacionin e tij të preferuar. /fcjuventus-news/