24 mars 2011

Roma, tifozët kundër Menezit: Ik!


Zheremi Menez po kalon një çast delikat të karrierës dhe e ardhmja e tij te Roma sot është më e pasigurt se kurrë.

Deklaratat e fundit të lëshuara disa ditë më parë nga francezi “Jam i mërzitur, mund të largohem” nuk u kanë pëlqyer tifozëve verdhekuq, të cilët e kanë shprehur hapur mendimin e tyre.

Në një nga muret e qendrës stërvitore të skuadrës në Trigoria, sot ishte vendosur një parullë ku shkruhej: “Menez ik!”.

Po sot, ish-legjenda franceze e Juventusit, Zinedin Zidan, këshilloi klubin bardhezi të marrë në verë Menezin, i cili me shumë mundësi po luan ndeshjet e fundit në kryeqytet.
/JUVENEWS.TK/