30 mars 2011
Prandelli i kënaqur me fitoren ndaj Ukrainës
Përzgjedhësi i kombëtares italiane në futboll, Cesare Prandelli, ka qenë i ngazëllyer me fitoren 2-0 ndaj Ukrainës.
Azzurët kishin pasur një rekord të dobët në miqësore me vetëm një fitore nga 11 ndeshjet e kaluara, edhe atë kundër Suedisë në vitin 2009, gjashtë barazime dhe katër disfata.
“Isha i kënaqur të shoh djelmoshat të luftojnë në një mënyrë të organizuar. Ne pamë se mund të shkojmë në kundërsulme kur Ukraina e humbte topin dhe ishte e rëndësishme për mua të shoh shpirtin e lojtarëve”.
“Kam marrë disa përgjigje dhe këto janë ndeshje të rëndësishme për të vlerësuar ekipin. Kam pasur një përgjigje të mirë sa i takon karakterit, kualitetit dhe vendosmërisë”, ka thënë Prandelli pas fitores në Kiev. /JUVENEWS.TK/