E ardhmja e Juventusit është e bazuar e gjitha tek projekti i stadiumit të ri, bëri të ditur sot administratori i deleguar i klubit italian, Jean Claude Blanc.
Duke folur për “Corriere dello Sport”, ai deklaroi se: “Stadiumi i ri do të jetë përcaktues për të garantuar të ardhura shtesë për klubin, të ardhura që do të shërberjnë për t’a bërë këtë skuadër më konkurruese.
Pa dyshim, stadiumi është zemra e projektit tonë për të ardhmen, plusi i pakrahasueshëm që duhet të na lejojë të krijojmë një “fair-play” financiar”.
Ndërkohë, ndërsa e gjithë vëmendja është përqendruar tek derbi i Milanos, fundjavën e ardhshme do të zhvillohet edhe supersfida Roma-Juventus. Një ish-verdhekuq si Alberto Aquilani, deklaroi:
”Nëse do të shënoj ndaj Romës nuk do të festoj. Do të luaj përballë miqve të mi dhe ndaj një klubi që më ka trajtuar mirë, por është e qartë që do të bëj maksimumin për të kontribuar në suksesin e Juventusit.
Montella? Ta shohësh trajnerësh është e bukur dhe e çuditshme njëkohësisht. Në dhomat e zhveshjeve kemi qenë gjithmonë afër dhe që atëherë e kisha kuptuar që i kishte cilësitë për t’u bërë trajner. Ndeshja me Romën do të jetë delikate për të gjithë”. /JUVENEWS.TK/