25 mars 2011

Melo dëshiron të mbetet në Juventus

“Eshtë kënaqësi që shumë skuadra të mëdha janë të interesuara për mua. Kjo do të thotë se kam pasur paraqitje të mira gjatë këtij viti. Por unë tashmë jam në një skuadër shumë të madhe siç është Juventus dhe për këtë dëshiroj të mbetëm këtu. Nëse Juventus dëshiron që unë të largohem atëherë unë do të shikoj për zgjidhje tjera,” është shprehur Melo i pyetur lidhur me të ardhmën e tij te Juventus.

Felipe Melo ka folur edhe për gjendjen e tij fizike pas rikthimit nga lëndimi:

“Tashmë jam shumë mirë dhe më në fund jam i gatshëm ti ndihmoj ekipit tim. E kemi fituar ndeshjen e fundit kundërt Brescias dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të dalim nga vështirësitë dhe të arrijmë sa më lartë që mundemi.”
/JUVENEWS.TK/