Unë te Juventusi?
Në futboll gjithçka mund të ndodhë", ishte shprehur Mançini jo shumë kohë më parë kur kishte emrin e tij të qarkullonte për të marrë drejtimin e bankinës bardhezi. Dhe për një transferim të mundshëm të tij flet edhe shtypi anglez. Sipas gazetës britanike 'The Sun' trajneri italian, që te Manchester Siti ndodhet në presion të madh për shkak të mungesës së rezultateve, pavarësisht një merkatoje të çmendur që kanë zhvilluar në këtë sezon, është në listën e drejtuesve të Juventusit për të zëvendësuar Luixhi Del Nerin.
Sëbashku me të në garën janë edhe Valter Maxarri dhe Luciano Spaleti. Mendohet, se Fabio Kapelo i është përgjigjur negativisht ofertës së presidentit Andrea Anjeli. 'The Sun' shkruan se, Roberto Mançini është në pole position në krahasim me të gjithë konkurretët e tjerë të mundshëm për të marrë drejtimin e Juventusit në muajin korrik. Drejtuesit bardhezi dëshirojnë të bindin ish-trajnerin e Interit të kthehet në Itali në fund të sezonit aktual. Përveç Mançinit emrat e tjerë janë ato të Spaletit që drejton Zenit Shën Petersburgun dhe Valter Maxarri që drejton Napolin.
Juventusi mendohet se ka kryer një sondazh edhe për Fabio Kapelon, duke marrë ndërkohë një përgjigje negative nga trajneri i kombëtares së Anglisë, që ka ndërmend të respektojë kontratën me Federatën angleze deri në vitin 2012. Në listën e kandidatëve, shtypi anglez nuk ka përfshirë ish-trajnerin e Xhenovas, Xhianpiero Gaperinin, që ndërkohë Juventusi është duke e mbajtur në konsideratë si alternativë të mundshme.
Sipas asaj që shkruan gazeta britanike 'The People' Mançini i ka kërkuar drejtuesve më të lartë të Manchester Sitit t'i vendoset në dispozicion një buxhet prej 115 milionë eurosh në prag të merkatos së ardhshme verore. Kjo mendohet se ka kontribuar akoma më tej për të përkeqësuar marrëdhëniet me drejtuesit e Bluve të Manchesterit. Vazhdojnë të shtohen akoma më shumë zërat, që e shikojnë Roberto Mançinin verën e ardhshme në krye të Juventusit. /JUVENEWS.TK/