29 mars 2011

Klose drejt Juventusit?


Sulmuesi i Bayern Munichut, Miroslav Klose, nga sezoni i ardhshëm mund të luajë për Juventusin- pohojnë mediat gjermane.

Kontrata aktuale e 32-vjeçarit me bavarezët skadon në fund të sezonit, ndërsa sipas spekulimeve, destinacioni i radhës është Juventusi.

Ndërkohë, sipas Bild, përveç Juventusit për shërbimet e gjermanit janë të interesuar edhe Tottenhami dhe Benfica.
/JUVENEWS.TK/