
Sipas “Corriere dello Sport”, drejtuesit e bardhezinjvë kanë filluar të stilojnë skuadrën e sezonit të ardhshëm, ndërsa janë etiketuar edhe objektivat kryesorë të merkatos.
Midis emrave të mëdhenj është ai i Arjen Robben, lojtari mbi të cilin klubi torinez dëshiron të bazojë të gjithë të ardhmen. Si mbrojtësa krahu, në shënjestër janë vendosur Criscito, gjermani Beck apo Bastos, me Cassani-n si alternativë.
Ndonëse Conte nuk ka provuar të drejtojë më parë një skuadër të madhe, duket se ai preferohet nga drejtuesit e Juventusit pasi ka të njëjtin stil loje si Delneri, prandaj do të reduktonte nevojën për të bërë investime në merkato. /JUVENEWS.TK/