Sulmuesi i Fiorentinës, Alberto Gilardino nuk do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Beppe Bozzo.
Reprezentuesi italian spekulohej se mund të transferohet në Juventus gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo Bozzo ka insistuar se klienti i tij do të qëndrojë në Firencë.
“Ku do të luajë Gilardino në sezonin e ardhshëm? Fiorentina, nuk ka dyshim”, tha Bozzo për të përditshmen sportive italiane Corriere dello Sport.
Gilardino ka kontratë me Fiorentinën deri në qershor të vitit 2013. /JUVENEWS.TK/