23 mars 2011

Trezege: "Te Juve, ose i pari ose s'kishte rëndësi"

Bomberi më i mirë i huaj i historisë së Juventusit ka folur për të shkuarën e skuadrës bardhezi.

Fjalë që të prekin në zemër, ato që janë shprehur nga David Trezege. Qendër sulmuesi francez, në një intervistë të gjatë të dhënë për uebsajtin stadiogoal.it është kthyer të flasë gjatë dhe me shumë detaje për Juventusin që ka qenë, ku ai luante, mbi Juventusin që ishte padrone e Italisë dhe padronia e ardhshme e Europës, mbi Juventusin që luante finalen e Botërorit nga njëra anë në tjetrën, Juventusin fitues që ishte duke projektuar sulmin për Champions Ligës pas disa titujve kampion, që kishte arritur në Itali. Juventusin që "nëse barazonte një ndeshje ishim keq për ditë të tëra. Nëse eliminoheshim nga Champions Liga ishte një tragjedi: shikoja shokët e skuadrës që nuk ushqeheshin një javë". Një Juventus plotësisht i ndryshëm nga kjo skuadër aktuale, nga të cilët David Trezege është larguar, sepse "nuk besonin më tek unë. Thonin: duam të rinj, italianë më shumë sesa të huaj, do të jetë një aventurë e re. Diskutime që pas 10 vitesh që isha tek Juventusi nuk mund t'i dëgjoja dot më. Kam përgatitur valixhet, duke i lënë vendin ndonjë njeriu më adapt në lidhje me atë që kërkonte trajneri dhe drejtuesit". Në stadium, ndërkohë është krijuar një gjendje e tmerrshme, ku shikon tifozë që pas çdo goli të humbur ose pas çdo aksioni të gabuar kthehen të mendojnë për atë skuadër të madhe, që ishte pak vite më parë kur kampionët bënin diferencën. "Diskutimet që bëhen tani, vendi i katërt, më bëjnë për të qeshur: te Juventusi ose ishe i pari ose nuk kishte më rëndësi".

Impakti Juventus

"Kam ardhur në skuadër i këshilluar nga Zinedine Zidane, Platini dhe Deshamp, fillon rrëfimin e tij Trezegol. Ishte Ançeloti, luante me njerëz që kisha admiruar më parë nëpërmjet televizionit. Një ëndërr e kthyer në realitet. Më pas, Marçelo Lipi, një idhull i tifozëve, na transmetoi menjëherë mentalitetin dhe dëshirën për të fituar dhe arritëm të fitojmë një titull kampion që ishte shumë i vuajtur dhe shumë i bukur. I barabartë me titullin e fundit që kam fituar me Fabio Kapelon. Fantastike. Sa tituj kampion kam fituar? Katër, me meritë të plotë në fushën e lojës. Dhe me lojtarët që kishim atë vit do të ishte fituar akoma edhe më shumë, duke përfshirë edhe Champions Ligën, një fitore që për mua ka munguar".

Seria B

"Ishte një katastrofë, kujton David, duke folur për të shkuarën. Jam gjendur në skuadër pa lojtarë si Ibrahimoviç, Viera, Kanvaro, Emerson. Kishte djem nga skuadra e të rinjve dhe të tjerë që po ktheheshin nga huazimet. Kishte ndryshuar gjithçka edhe në nivelin e shoqërisë. Për fat të mirë, Deshamp e dinte se çfarë duhet të bënte dhe të rinjtë e kanë kuptuar menjëherë. Kanë dalë në skenë lojtarë si Xhiovinko, Markizio, Kielini ka shpërthyer, kishin mbetur Kamoranezi, Nedved, Del Piero dhe unë. Kam qëndruar duke menduar që, Juventusi do të kthehej menjëherë tek ajo që i ishte hequr. Nuk ka shkuar kështu. Asgjë më pas nuk ishte si më parë. Kam kuptuar, që për t'u kthyer për të fituar do të kishte kaluar shumë kohë. Unë kisha luajtur me Konten, Ferrarën, Pesoton, Monteron, Iulianon: njerëz që kishin një mentalitet fitues. Ishin zhdukur të gjithë. Më pas jam larguar, sepse Juventusi nuk besonte më tek mua. Thonin: duam të rinjtë, italianë më shumë sesa të huaj, do të jetë një aventurë e re. Diskutime që pas 10 vitesh te Juventusi nuk mund as t'i dëgjoja. Kam bërë gati valixhen, duke ja lënë vendin ndonjë njeriu më adapt, duke parë atë që kërkonte trajneri dhe drejtuesit".

Avokati, Andrea Anjeli, Nedved dhe Del Piero

"Për Avokatin ekzistonte një respekt i papërshkrueshëm nga çdo njeri. Ishte një njeri që nuk rrotullohej rreth fjalës, vinte drejtpërdrejtë në pikën ku duhej, sepse ishte mësuar të fitonte shumë. Të përfundoje në vend të dytë te Juventusi nuk shërbente. Diskutimet që zhvillohen tani, vendi i katërt, më bëjnë për të qeshur: te Juventusi ose ishe i pari ose nuk kishte më asnjë rëndësi. Lojtarët që vinin në Torino e dinin shumë mirë se çfarë duhet të bëninin dhe nëse jo e mësonin menjëherë… Vëllai i tij Umberto, një tjetër personazh i madh, ka vazhduar në të njëjtën rrugë: kishte një dëshirë të madhe për të fituar, humbja nuk ishte një term që njihej ashtu si edhe barazimi nuk pëlqehej. Dhe shkohej gjithmonë me kokën lart. Më pas ka ndryshuar gjithçka, Andrean e kujtoj kur ka qenë i vogël, na ka parë, duke fituar shumë. Ka nevojë të ndihmohet nga njerëz që njohin historinë e Juventusit, adn e saj fituese. Nedved mund ta bëjë, dhe Del Piero shpresoj që një ditë të kthehet në president. Sepse, ai ka fituar gjithçka, njeh shumë mirë çdo gjë në botën e Juventusit dhe Juventusi ka nevojë për njerëz të tillë. Disa njerëz sot, që nuk dinë se ku gjenden, kanë nevojë ta kuptojnë këtë…".

Dashuria për Juventusin

"Me Juventusin do të jem gjithmonë i dashuruar, ka përfunduar bomberi francez, më ka mësuar të fitoj dhe më ka kthyer në një lojtar të kompletuar. Nëse barazonim një ndeshje ishim keq për disa ditë. Nëse eliminoheshim nga Champions Liga ishte një tragjedi: shikoja shokët e skuadrës që nuk ushqeheshin për një javë. Unë kam mbërritur i ri, kam vlerësuar menjëherë çdo gjë në atë ambjent. Juventusi është bërë për të fituar. Fanela bardhezi ka një peshë të ndryshme nga të tjerat: kush është i dobët nuk mund ta mbajë veshur". Në fund të komentit të tij të gjatë për aventurën e madhe që ka kryer në Torino, David Trezege kthehet të përshëndesi tifozët, ata që e kanë mbështetur dhe e kanë adhuruar në çdo lëvizje. "Kur ritakohem me Aleks, Viali dhe të tjerë që të thonë: 'Ke hyrë në zemrën e tifozëve përgjithmonë do të thotë që kam bërë diçka të rëndësishme. Doja të shndërrohesha në të huajin që ka shënuar më shumë në historinë e Juventusit dhe ja kam arritur këtij qëllimi. Falenderoj edhe tifozët, të cilëve i them: do të shihemi shumë shpejt".
/JUVENEWS.TK/