23 mars 2011

Bufon vlerëson trajnerin: "Prandeli, blerja më e mirë"

"Kam mbetur i surprizuar për mirë nga kjo Itali, blerja më e goditur që është kryer ka qenë ajo e trajnerit". Është duke folur Xhianluixhi Bufon, kapiteni i Italisë, në konferencë për shtyp, duke prezantuar ndeshjen me Slloveninë: "Nuk mund të jesh asnjëherë favorit kur luan në transfertë kundër një skuadre kombëtare emergjente, që fillon të ketë lojtarë individualistë të një niveli të lartë. Por ne nuk ndihemi inferiorë, shkojmë atje për të kërkuar të mbyllim njëherë e mirë çështjen e kualifikimit". Mbi lënien jashtë skuadrës kombëtare të Mario Balotelit dhe Daniele De Rosit portieri i kombëtares italiane, që si gjithmonë është shumë i sinqertë, e mendon në këtë mënyrë: "Ashtu si në të gjitha skuadrat që kanë një organizim serioz është normale, që të ketë edhe një kod edhe këtu. Është një mëkat, shpjegon Xhianluixhi Bufon, të arrish të mos kesh në skuadër lojtarë të atij niveli, por besueshmëria e një skuadre qëndron në respektin e rregullave edhe kur një situatë mund të jetë e pafavorshme". Dhe për sa i përket çmendurive të Mario Balotelit, që siç ka thënë dhe vetë trajneri Prandeli i ka kërkuar ndihmë, Bufon shikon anën pozitive të kësaj historie që është komentuar gjatë në këto ditët e fundit: "Baloteli nuk është një djalë me probleme të tilla, që duhet të kërkojë ndihmë. Për moshën që ka, mbase, nuk arrin të kontrollojë plotësisht karakterin e tij. Këto eksperienca negative ndërkohë do të jenë të vlefshme për të kur të përfundojë periudhën e maturimit të tij të plotë".

Pavarësisht një ndëshkimi me karton të kuq, dhe një tjetre që është rrezikuar pas daljes në formë aventure të dielën ndaj Eder të Breshias, të gjitha ndërhyrje që kanë sjellë ndonjë kritikë të tepërt në drejtim të tij, Bufon nga ana e tij mendoj se është gjithçka brenda normalitetit: "Ndihem shumë mirë, kam rifilluar të punoj në mënyrën më të mirë në këto 3-4 muajt e fundit. Nga pikëpamja fizike jam në gjendje të shkëlqyer, por pas një periudhe të gjatë kohe që kam qëndruar pushim mund të të ndodhin gabime me të cilat më parë nuk ishe mësuar. Mendoj, se është gjithçka normale". E diela e jashtëzakonshme që kanë kaluar Françesko Toti dhe Alesandro Del Piero, dhe fjalët e Prandelit që "nëse do të kishte qenë një ndeshje decizive do t'i kisha grumbulluar" kanë rikthyer tashmë diskutimin e përhershëm: ekziston një ndryshim i përgjithshëm për këto kampionë që janë në fund të karrierës së tyre? "Lojtarë si ata na i kanë pasur zili dhe na i kanë admiruar për shumë vite të gjithë vendet e tjera. Janë kampionë të një madhështie të pafundme, ka siguruar Bufon, duke folur për dy kampionët e Botës, por në këtë grup që kemi aktualisht janë dy tre lojtarë që mund të ndjekin gjurmët e tyre. Mendoj për Balotelin, Kasanon dhe Xhiusepe Rosin. Kjo skuadër kombëtare ka një ritëm përmirësimi shumë të madh: 7-8 elementë janë shumë të rinj dhe nuk kanë një eksperiencë shumë të madhe në nivel ndërkombëtar".

Numri një i skuadrës së kaltër është shprehur edhe për momentin e vështirë që është duke kaluar Juventusi, duke dhënë përgjigjen e zakonshme të një zëvendës kapiteni siç është Bufon: "E ardhmja ime tek Juventusi? Nuk duhet ta diskutojë këtë çështje për shumë arsye të ndryshme. Jemi duke kaluar një moment shumë delikat dhe bën kontrast me historinë e Juventusit, e vetmja gjë që i intereson tifozëve dhe shoqërisë janë interesat e lojtarëve të veçantë. Për momentin është shumë e rëndësishme të arrijmë të mbyllim kampionatin në një mënyrë të denjë. Ajo që ka ndodhur në sezonin e shkuar nuk duhet të përsëritet, ka shpjeguar më tej Bufon. Del Neri është problemi i fundit i Juventusit. Është një trajner i madh, në këto momente të vështira ka arritur të mbajë qetësinë dhe vazhdimësinë në sjellje që është tipike për njerëz që kanë kaluar edhe më parë këto lloj situatash, që janë krijuar në skuadrën tonë kohët e fundit". Një koment edhe për garën për titullin kampion: "Siç kam thënë edhe në fillim të sezonit, Milani është skuadra favorite dhe Interi është skuadra më e fortë. Zikaltërit në muajt e parë kanë pasur vështirësi, duke parë numrin e madh të dëmtimeve që kanë pësuar, ka shtuar Bufon. Kur shikon Udinezen që është afruar në mënyrë prepotente dhe me meritë pas një loje të shkëlqyer, të bën ta dashurosh përsëri më shumë futbollin dhe të vjen dëshira për të bërë tifo për ta në këtë moment". Xhianluixhi Bufon është vlerësuar gjithmonë për gjykimet e tija dhe për çështje jashtë botës së futbollit. Dhe në fakt në sallën e konferencave për shtyp i është kërkuar një mendim për katastrofën, që ka ndodhur në Japoni, të cilën Bufon e përkufizuar në këto terma: "Kam lexuar një artikull që me të vërtetë më ka prekur. Fliste për një shkollë me 25 fëmijë nga 6-8 vite që në një sallë ishin duke pritur mbërritjen e prindërve të tyre prej një jave. Nuk do t'i shikojnë kurrë prindërit e tyre, kjo më ka prekur shumë. Nëse gjeni një mënyrë për t'i ndihmuar ata në këtë moment, do të isha në krahun tuaj. E gjitha kjo të bën të mendosh që jeta nuk të pret. Kur është momenti jot, është momenti jot: ka shumë pak gjëra që mund të bësh në atë moment", ka përfunduar rrëfimin e tij të jashtëzakonshëm portieri i Juventusit dhe skuadrës kombëtare italiane Xhianluixhi Bufon.
/JUVENEWS.TK/